Detajet/ Si u organizua atentati ndaj dy të rinjve në Astir, autorët dinin çdo lëvizje, pistat ku po hetohet

schedule12:36 - 14 Nëntor, 2021

schedule 12:36 - 14 Nëntor, 2021

TIRANË  –  Astiri u trondit mbrëmjen e djeshme nga breshëritë e kallashnikovëve që lanë pas dy viktima. Plumbat u morën jetën Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe mikut të tij Armand Dumani, 26 vjeç, të cilët po udhëtonin me një “Audi A7”.

Së fundmi janë publikuar detaje të reja nga atentati mafioz, ku rezulton që autorët e sulmit kanë ditur çdo lëvizje të shënjestrave të tyre. Mësohet se autorët i kanë ndjekur nga pas viktimat për një kohë të gjatë. Mihasi dhe Dumani ishin ndaluar për kontroll rutinë nga policia tek Sheshi Nënë Tereza dhe më pas ishin lënë të lirë, por që kjo liri rezultoi vetëm disa minutëshe pasi u ekzekutuan disa kilometra më larg.

Lexo edhe: Pjesë e bandës që u kthye në “makthin” e bankave, kush është pasagjeri që u vra sot në Astir

Kamerat e sigurisë rezulton se kanë filmuar ngjarjen në Astir ku është kapur edhe makina e autorëve. Fillimisht makina e autorëve “Toyota” e vjedhur me Greqi dhe me targa të vjedhura në Tiranë, shfaqet teksa ndjek nga pas “Audin” luksoz, tek Pallati me Shigjeta.  Në pak minuta makinat shfaqen në Astir, ku pranë një semafori, fillimisht autorët hapin zjarr nga pas “Audit” ndërsa më pas i dalin anësore në krah duke gjuajtur të gjithë karikatorin e duke lënë të vdekur dy të rinjtë.

Mësohet se Mihasi i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra kryesore e atentatit, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ndërsa autorët e kanë ditur këtë fakt dhe kanë nisur planin për eliminimin e tij.

Lexo edhe: FOTO/ U vra sot në Astir, kush është Mihasi, mik i Vis Martinajt, lidhja me grabitjen në Tepelenë e armët në Yrshek

Makina tip “Toyota” e autorëve u gjet e shkrumbuar në afërsi të Thumanës, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë që supozohet të jenë përdorur në vrasjen e dy të rinjve. Deri më tani nuk ka pasur gjurmë të autorëve të cilët dyshohet se mund të jenë me pagesë dhe profesionistë.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përplasjes mes bandave kriminale. Nga ana tjetër pistë hetimi është edhe përfshirja e emrit të Erigers Mihasi në një ngjarje kriminale të ndodhur disa kohë më parë në Laç ku u vra ish-polici Xhelal Reçi. Mihasi ishte një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por në atë kohë ky i fundit rezultoi të ishte në Gjermani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!