DETAJET/ Shkrumbimi i automjeteve të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, zjarri u vu nga persona me maska

schedule21:58 - 17 Prill, 2020

schedule 21:58 - 17 Prill, 2020

Dy automjeteve u është vënë zjarri në Elbasan. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ndërsa dy automjetet ishin në pronësi të të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe vajzës së tij.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se automjeti me targa AA040OK ka qenë i parkuar pranë banesës së ish-kryetarit Vrioni, ndërsa mësohet gjithashtu se dy automjetet kanë qenë të parkuara larg nga njëri-tjetri.

Gazetari i Abc News, Aldo Kozarja, duke raportuar nga vendi i ngjarjes u shpreh se dyshohet që kemi të bëjnë me një zjarrvënie të qëllimshme, duke marrë parasysh se automjetet ndodheshin larg.

Kozarja raporton gjithashtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës nëntë e pak të mbrëmjes. Dy automjetet raportohet të jenë shkrumbuar totalisht.

Edhe pse për shkak të karantinës kontrolli nëpër rrugë ka qenë i lartë, kjo nuk ka penguar që dy makinave t’u vihej flaka. Mësohet se fillimisht është djegur automjeti në pronësi të vajzës, ndërsa pas sekonda më pas është djegur tjetri. Sipas gazetarit Kozarja, edhe pse ndërhynë në kohë, zjarrfikësit e patën të pamundur që të kontrollonin flakët.

Gjithashtu mësohet se njëra nga vajzat e ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni ndodhet në USA, ndërsa tjetra në Tiranë ku jeton dhe punon.

Arben Vrioni është ish-gjyqtar i Apelit në Durrës, i cili u shkarkuar nga Vettingu më 22 nëntor të vitit të shkuar. Vrioni njihet zyrtarisht si personi që ndihmoi në lirimin e Lulzim Berishës pak muaj më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!