Sulmuesi i River Plate, Julian Alvarez është lojtar i Manchester City.
Manchester City mund të ketë përfunduar nënshkrimin e Alvarez për një shifër prej 18.5 milionë euro, plus bonuse, që mund të çojnë koston totale në 27 milionë euro, megjithatë argjentinasi do të mbetet në huazim në River, të paktën, deri në qershor.
Bosi i River, Marcelo Gallardo, do të jetë i lumtur të dijë se ai do të ketë Alvarezin për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm, por klubi është ende në kërkim të një sulmuesi për të forcuar skuadrën. /abcnews.al/