ABC mëson detaje të reja nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës. Më herët gazetari Leonidha Musai raportoi se rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën. Bëhet fjalë për Indrit dhe Gentjan Beqirajn.
Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar.
Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku Beqirajn dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë dy vëllezërit. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë. /abcnews.al/