Detajet/ Autori lëvizte me armë, efektivi shkoi për ta neutralizuar, por mbeti i plagosur

schedule12:16 - 20 Qershor, 2024

schedule 12:16 - 20 Qershor, 2024

Detaje të reja nga ngjarja e ndodhur të enjten në zonën e Currilave në Durrës, ku një efektiv policie u plagos me thikë. Gazetari Leonidha Musaj raporton se kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë për një person që mbante një armë të ftohtë në dorë dhe menjëherë kanë rrethuar zonën.

Siç raporton gazetari, njëri prej tyre është afruar për ta neutralizuar por ka mbetur i plagosur në dorën e majtë. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, që agresori është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.

“Kanë qenë qytetarët që kanë lajmëruar policinë dhe kanë zbritur forca të shumta policie në zonë, duke bërë të mundur rrethimin e zonës dhe më pas janë afruar për ta neutralizuar. Njëri prej tyre është afruar për ta kapur, por e ka goditur dhe duke e plagosur në dorën e majtë. Më pas kanë ndërhyrë efektivët e tjerë dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.”, raportoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!