Detaje të reja mësohen nga vrasja me armë zjarri në Shkodër. Bëhet e ditur se viktima, Naim Bajri është tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili ka mbetur i plagosur.
Dy burrat janë qëlluar nga një automjet, 10 herë dhe për pasojë Bajri ka mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, një automjet është gjetur i djegur në Bypassin e Shkodrës. /abcnews.al/