DETAJET/ Armik me Aldo Baren, si u identifikua i shumëkërkuari Orgest Bilbili

schedule12:53 - 10 Prill, 2020

schedule 12:53 - 10 Prill, 2020

Një përplasje me arëmë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë mes një personi të shpallur në kërkim dhe një efektivi të “Shqiponjave”. ABC News ka zbuluar se qytetari që nuk pranoi të bindej sot drejt Policisë së Shtetit, dhe i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave, është Orgest Bilbili.

Siç raportoi gazetarja e Abc News nga vendi i ngjarjes, Bilbili është një nga personat më të kërkuar në Shipëri.

Lexo edhe: Dy të plagosur, zbardhet dëshmia e policit: Me kapuç në mot të nxehtë, si u përballa me “killerin” nga Lushnja

Gazetarja raporton: Dy të plagosur, zbardhet dëshmia e policit: Me kapuç në mot të nxehtë, si u përballa me “killerin” nga Lushnja

“Personi që mbeti i plagosur ditën e sotme është Orgest Bilbili një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, i dyshuari kryesor për masakrën e Lushnjes ku së bashku me Laert Haxhiun plagosën Xhiulio Shkurtin nipin e Aldo Bares.”

Bilbili, raporton Abc News, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në rrethin e Lushnjes dhe në Shqipëri por edhe kërkim ndërkombëtar. Aso kohe kërkime të shumta janë kryer në gjithë territorin shqiptar por që nuk kanë bërë të mundur kapjen e Bilbilit.

Mbetet ende e paqartë se si një person kaq shumë i kërkuar nga autoritet shqiptare por edhe ato ndërkombëtare fshihej pikërisht në Tiranë ku kontrolli nga ana e policisë është edhe më i lartë. Raportohet se Bilbili është identifikuar me anë të shenjave të gishtave.

Ka qenë pikërisht ngjarja e ditës së sotme që ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia. Ky person tashmë është në prangat e policisë dhe i është nënshtruar një operacioni pasi u plagos të premten. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar.

Burime për ABC News njoftojnë gjithashtu se është marrë në pyetje punonjësi i policisë që ka plagosur Orgest Bilbilin, dhe në dëshminë e tij, ai ka thënë se lëvizjet e dyshimta të Bilbilit, kanë bërë që të kërkojë dokumentat por që situata më tej u agravua. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!