Detaje tronditëse nga vrasja në Korçë, përgjimi nxjerr zbuluar autorin

schedule10:55 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 10:55 - 22 Dhjetor, 2019

Gjykata e Korçës vendosi sot të lërë në arrest me burg 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Flamur Duçit në fshatin Mbroje të Korçës, mëngjesin e 19 dhjetorit. Ai ka mohuar autorësinë e krimit, por prokuroria thotë se ka prova që e fajësojnë të riun.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se “viktima është qëlluar 8 herë me thikë në pjesën e fytyrës dhe në zemër, më pas është djegur pjesërisht”. Autori i dyshuar është pyetur nga hetuesit për disa shenja që kishte në fytyrë dhe ka pretenduar se është rrëzuar në mal. Ndërsa prindërit kanë thënë se djali i tyre s’kishte shenja ditën e ngjarjes. Sakaq, ai është përgjuar në ambientet e paraburgimit, teksa fliste me xhaxhain, të cilit i ka kërkuar të pohojë se shenjat i janë shkaktuar, kur është rrëzuar në mal”.

Deklaratat e tij janë tërësisht kontradiktore thanë burime nga prokuroria, të cilët kanë dyshime të forta se autori i vrasjes është Devis Hoti, ndërsa vetë ai nuk e pranoi fajësinë në seancën për masën e sigurisë. Viktima, Flamur Duçi 45-vjeç është goditur me thikën që kishte në dyqanin ushqimor, në fshatin Mbroje të Korçës. Arma e ftohtë e krimit ende nuk është gjetur nga policia, ndërsa do të analizohen në laboratorin e kriminalistikës disa materiale biologjike të gjetura në vendngjarje. /abcnews.al

Lexo edhe:

Vrasja makabre e Flamur Duçit, gjykata lë në burg 18-vjeçarin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!