Detaje të reja për vrasjen e 38 vjeçares shqiptare në Itali, “vëllai” i dyshuari kryesor

schedule10:27 - 21 Prill, 2023

schedule 10:27 - 21 Prill, 2023

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen me thikë të shqiptares Anila Ruçi në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në shtëpinë e 38 vjeçares ku ajo humbi jetën dhe një 30 vjeçar që thuhej se ishte vëllai i saj është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndër të tjera nga mediat mësohet se i dyshuari kryesor në lidhje me këtë ngjarje është 30 vjeçari Osman Bilyhun, i plagosur, që thuhej se ishte vëllai i viktimës por që në të vërtetë deri më tani nuk është vërtetuar asnjë lidhje gjaku mes tyre dhe se mbiemrat e tyre nuk kanë lidhje.

Ndërkaq një komshi është shprehur se “Anila ishte e martuar dhe në Shqipëri dihet se gratë marrin mbiemrat e bashkëshortëve të tyre ndaj ne atë e njohim si vëllai i saj”.

Ndërkaq një tjetër pohon se Anila kishte probleme me familjen e burrit të një të afërme të saj të cilën e kishte shpëtuar nga dhuna, dhe shpesh herë bashkëshorti i kësaj të fundit e kishte kërcënuar 38 vjeçaren se ishte përzier në çështje që nuk i takonin.

Ndërkohë për grupin e hetimit deri më tani nuk ka një pistë kryesore në lidhje me autorin e kësaj ngjarje po vijon puna për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!