Detaje të reja kanë dal nga zjarri që përfshiu mbrëmjen e së hënës një pikë të tregtimit të lëndeve drusore në Lushnje. Mësohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
Rreth orës 20.00 era e fortë beri që të këputeshin telat në shtyllë të cilët duke u bashkuar më pas shkaktuan shkëndija elektrike. Fillimisht zjarri ra ne një sipërfaqje me shkurre e me pas përfshiu pikën e prodhimit të paletave prej druri.
Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe reshjet e shiut zjarri ka vazhduar përgjatë gjithë natës deri sa e gjithë lënda drusore u dogj. Rreziku për banesat dhe bizneset aty pranë u shmang që në fillim nga zjarrfikësit. Duke qënë në anë te autostrades u bllokua trafiku deri ne izolimin e vatrës nga zjarrfikësit./abcnews.al