Detaje të reja nga vrasja e Alfred Dedjas/ Arma ende nuk është gjetur, autori jep versione të ndryshme

schedule13:18 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 13:18 - 5 Dhjetor, 2024

Katër ditë pas vrasjes së Alfred Dedjas nga autori i dyshuar Julian Gjoshi, policia ende nuk ka mundur të gjejë armën e krimit. Abc News mëson se autori është rimarrë disa herë në pyetje, por ka dhënë disa versjone sa i takon vendit ku ka hedhur armën pasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtat burime sqarojnë se autori prej disa kohësh merrte medikamente për problemet mendore që kishte shfaqur, por kohët e fundit ai kishte neglizhuar vizitat me psikiatrin dhe nuk konsumonte as ilaçet.

Ndërkohë në ndihmë të efektivëve për kërkimin e armës ka qenë edhe Forca Kombëtare e Sigurisë, por ende pa rezultat. Anëtarë të grupit hetimor thonë se nëse arma nuk do gjendet edhe në ditët në vijim, do të konsultohen me prokurorin e çështjes për në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!