Detaje të reja nga plagosja e 29-vjeçarit/ Autori, punonjës në Bashkinë e Kukësit. Ja si nisi sherri

schedule16:59 - 19 Shkurt, 2025

schedule 16:59 - 19 Shkurt, 2025

Detaje të reja kanë dal nga plagosja me armë zjarri në Kukës. Mësohet se një konflikt fizik çasti pranë Stacionit të Transportit të Udhëtarëve në Kukës u zhvendos në Bicaj me plagosjen e njërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Dyshohet se Elvis Halilaj dhe Zenel Mucmata, Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Kukës, janë konfliktuar fizkisht në Kukës, ndërsa pas largimit nga vendi i konfliktit Zenel Mucmata, e ka ndjekur me automjet shtetasin Elvis Haliaj deri në fshatin Bicaj, rreth 11 km nga qyteti i Kukësit dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt tij duke e lënë të plagosur.

Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe po punohet për arrestimin e tij, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm. Sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!