Detaje të reja nga masakra në Teksas, policia: Autori qëlloi të paktën 100 herë

schedule14:56 - 28 Maj, 2022

schedule 14:56 - 28 Maj, 2022

Autori i masakrës së shkollës në Teksas ka qëlluar të paktën 100 plumba duke vrarë 19 fëmijë dhe dy mësuese. Lajmi u konfirmua nga policia amerikane, e cila pranoi se u bë gabim që nuk u ndërhy menjëherë në klasë.

Sipas mediave të huaja, policia e kufirit, që dhe ekzekutoi vrasësin, kishte mbërritur një orë para se të ndërhynte, por u bllokua nga polica lokale.

Ndërsa tani policia lokale pranon se ishte vendim i gabuar që nuk u shemb dera e klasës menjëherë, teksa autori i masakrës ekzekutonte fëmijët. Sipas saj, komandanti i policisë nuk pranoi të ndërhynte pasi mendoi se jeta e fëmijëve nuk ishte në rrezik.

Ndërkohë në Hjuston të Teksasit konventa vjetore e shoqatës kombëtare të armëve është shprehur e indinjuar. Manifestuesit akuzuan protagonistët e takimit se i kishin duart me gjak. Që nga masakra në shkollën fillore gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se konventa është e papërshtatshme.

Kritika të shumta pati dhe për videon hapëse të konventës, e cila ndoshta ishte xhiruar para masakrës, tregonte prindër e fëmijë të lumtur në dyqan armësh, fëmijë me armë në duar dhe armë të ndryshme në rafte gati për shitje.

/abcnews.al