Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i trefishtë në Gjermani, ku shqiptari Flamur.R. 44 vjeç vrau dy djemtë e tij të mitur dhe në gjendje të rëndë ndodhet bashkëshortja e tij 38 vjeç.
Mediat gjermane kanë publikuar një artikull ku duket se fëmijët e sulmuesit e kishin thirrur policinë në mars të vitit 2020, pas një zënke të ashpër mes prindërve të tyre.
Nga zyra për Mirëqenien e të Rinjve në Stormarn, Sabine Schmidt ka thënë se nga të dhënat rezulton se më 24 mars të 2020 ato kanë pranuar një raport për dhunë familjare në një familje.
Më pas, kjo zyrë kishte kërkuar që të bisedonte me familjen.
“Kur marrim mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë ata që janë të përfshirë. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim ndonjë dëshmi që prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm ndonjë shenjë të ndonjë rreziku për mirëqenien e fëmijëve. Nëse prindërit synojnë të ndahen, tashmë mund të imagjinoj që një akt i tillë i tmerrshëm do të mund të ndodhte. Frika nga humbja mund të luajë rol të madh këtu. Ka të bëjë me fëmijët”, tha Schmidt.
Babai, zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Thuhet gjithashtu se ai i ka kërcënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.
Ndërkohë nëna e fëmijëve të vrarë, Advije R., 38 vjeçe, ndodhet në gjendje të rënë në spital. e.su./abcnews.al