Detaje të reja nga atentati në Pogradec, i plagosur dhe një nga autorët

schedule18:43 - 25 Prill, 2022

schedule 18:43 - 25 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri Joan Muçllari.

Gazetari Roland Beqiraj, në një lidhje me edicion e lajmeve në Abc ka zbardhur ngjarjen.

Sipas gazetarit fillimist Joan Muçllari është konfliktuar me fjalë me Firdeus Berberin dhe Greis Maxharin, dhe më pas janë qëlluar me grushte, ndërkohë që sherri ka agravuar një nga personat përfshirë në sherr ka qëlluar me pistoletë duke plagosur në këmbë Muçllarin.

Lexo edhe: EMRAT/ I “forti” i Pogradecit në burg, i biri merr pistoletën dhe tenton të vrasë “hasmin”

Ndërkohë sipas gazetarit ngjarja e ditës së sotme i ka rrënjët e konflikitit më të hershme, pasi dy vite më parë babai i i Firdes Berberit, Ilir Berberi, është akuzuar se ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, dhe disa ditë pas ngjarjes u arrestua nga policia dhe ndodhet në burg.

Gjithashtu Beqiraj tha se nga burime brenda policisë bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur dhe një nga autorët, i cili është Greis Maxhari, për të cilin thuhet se është goditur me thikë.

Rreth orës 16:00, 3 të rinj janë përballur me njëri tjetrin. Fillimisht kanë debatuar në mënyrë verbale, pastaj janë qëlluar me grushte, dhe më pas njëri nga të rinjtë ka qëlluar me pistoletë Joan Muçllarin. Motivet e kësaj ngjarjeje janë të hershme. Në verën e vitit të kaluar është qëlluar me armë zjarri babai i të riut Joan Muçollari, ku policia midis të arrestuarve ka dhe një person të njohur, që është babai i autorit të kësaj plagosjeje që ka ndodhur ditën e sotme. Sipas policisë kjo është fillesa që ka sjellë edhe plagosjen e sotme. Nga policia bëhet me dije se nga përleshja ka mbetur i plagosur me thikë dhe një nga autorët Greis Maxhari. Policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë territorin por nuk janë kapur ende nga policia. Autorët janë larguar me një Golf 5 ngjyrë blu”, u shpreh gazetari Beqiraj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!