Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me arrestimin e Sokrat Vatës. Sipas informacioneve të fundit, në automjetin ku u gjet Vata, në momentin e ndalimit, drejtuesja ishte një shtetase e huaj, ndërsa në cilësinë e pasagjerit ndodhej një shtetas turk.
Vata dyshohet se, përveç angazhimit si roje plazhi në “Principotes”, ushtronte njëkohësisht edhe detyrën e badigardit të hotelit.
Rrethanat e pranisë së dy shtetasve të huaj në automjet dhe roli që Vata kishte në strukturën e sigurisë së hotelit janë pjesë e hetimeve, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen dhe aktivitetin e tij.
Ksamili i trondit mëngjesin e sotëm nga një krim i rëndë. Një 20 vjeçar francez u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.
I riu Miguel Mendes dyshohet se u goditur me thikë, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua Sokrat Vata, disa orë më vonë.
/abcnews.al/



