Detaje të reja nga arratisja e 27-vjeçarit shqiptar, një makinë e priste Edison Pulën jashtë burgut

schedule12:12 - 10 Qershor, 2022

schedule 12:12 - 10 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e 27-vjeçarit Edison Pula nga burgu i Trevisos në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se Pulën po e priste një makinë jo shumë larg murit rrethues të burgut.

Pula së bashku me 2 shqiptarë të tjerë prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë në oborr. 27-vjeçari Pula arriti të kapërcente murin dhe të humbet gjurmët, ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë dhe u rikthyen në qeli.

Meiet italiane shkruajnë se ndoshta ky ishte një plan për të lejuar Pulën të ikte.

Lajmin e arratisjes e dha sindikata Uilpa Polizia Penitenziaria, e cila drejton gishtin nga stafi i vogël i personelit të burgut.

Edison Pula u arrestua në shkurt, në qendrën tregtare Emisfero di Silea.

Ai ishte pjesë e bandës së grabitjeve të shtëpive dhe është ndër të dyshuarit për grabitjen në shtëpinë e naftëtarit Miotto në Mogliano Veneto.

Hetuesit e akuzojnë atë për 50 vjedhje të shënuara midis provincave Treviso dhe Belluno.

Por Pula po mbahej në Santa Bona me një urdhër-arresti evropian me akuzat për tentativë vrasje, grabitje, vënie eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Tani e gjithë policia italiane është vënë në kërkim të shqiptarit.

Koha luan në favor të të arratisurit dhe ndoshta ai ka arritur të largohet nga territori italian ku kërkohet aktivisht./abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!