Detaje të reja nga aksidenti me 1 viktimë te kthesa e Rinasit, shkaku dyshohet parakalimi i gabuar i “Skodës”

schedule12:11 - 15 Janar, 2024

schedule 12:11 - 15 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dal nga aksidenti me një viktimë dhe tre të plagosur te kthesa e Rinasit.

Sipas hetimeve paraprake shkak për aksidentin dyshohet se është bërë parakalimi i gabuar i kryer nga mjeti tip “Skoda” i drejtuar nga një qytetar nga Kosova i identifikuar si Gëzim Rizani 32 vjec.

Ai ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin e drejtuar nga Agur Rezuli i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës.

Pas kesaj perplasje mjeti “Skoda” u perplas kokë më kokë dhe me nje “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës Gezim Rizani, rreth 32 vjeç.

Kanë pësuar dëmtime tre pasagjerë jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin në mjetin me targa të Kosovës.

Dy drejtuesit e mjeteve te tjera “Benzit” dhe kamioni “Volvo” janë testuar me aparat ‘Drager’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!