Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik i Emiliano Sala, dyshohet se ka qënë i helmuar

schedule10:52 - 23 Shkurt, 2022

schedule 10:52 - 23 Shkurt, 2022

Tragjedia e tre viteve më parë, kur Emiliano Sala mbeti i vdekur nga aksidenti i avionit, vazhdon të ngjallë dyshime për këtë fatkeqësi.

Ish-lojtari i Nantes po fluturonte për në Cardiff më 21 janar 2019, pasi kishtë nënshkruar kontratën e tij të re për një kalim te klubi uellsian. Por ai fluturim i kushtoi jetën pasi avioni në të cilin po udhëtonte, pësoi aksident ku mbeti i vdekur Sala dhe piloti i avionit.

Dr. Pardue i Mjekësisë Ligjore, deklaroi se Sala kishte dëmtime të rënda në kokë dhë në trup nga përplasja, ku të cilat i shkaktuan edhe vdekjen.

Megjithatë, para vdekjes së tij, sulmuesi ishte ekspozuar ndaj dozave të mëdha të monoksidit të karbonit, çka vërteton se ai ka qenë “thellësisht i pavetëdijshëm” në momentin e përplasjes së avionit me detin.

Analizat toksikologjike ishin të qarta, niveli i ngopjes së gjakut me oksigjen ishte 58%, një rast i qartë i “helmimit të rëndë”.

Ky helmim mund të jetë shkaktuar nga sistemi i shkarkimit të gazrave të avionit.

Dr. Pardue shpjegoi se janë kryer dy teste gjaku nga dy mostra.

Njëra prej tyre u përdor për të demonstruar nivelin e toksinave dhe tjetra për të identifikuar trupin e lojtarit përmes ADN-së së tij./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!