DETAJE/ Plagosja e shqiptarit në Greqi, shkak prishja e pazareve të drogës

schedule14:19 - 18 Shtator, 2024

schedule 14:19 - 18 Shtator, 2024

Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e shqiptarit në Greqi.

Nga informacionet mësohet se tre shqiptarë ka dhunuar fizikisht një shtetas gjeorgjian. Sherri mes tyre ka ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës.

Ndërkohë shtetasi gjeorgjian ka mundur të largohet, por më pas është kthyer i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj shqiptarëve, duke plagosur njërin prej tyre.

I plagosur mbeti Ergert Lusha 36-vjeç nga Elbasani.

/abcnews.al/