DETAJE/ Plagosi 23-vjeçarin në Tiranë, autori ende në arrati, policia arreston vëllanë e tij

schedule10:50 - 24 Gusht, 2022

schedule 10:50 - 24 Gusht, 2022

Autori i plagosjes që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë vijon të jetë në kërkim.

Ndërkohë, policia ka arrestuar vëllanë e tij, Dorjan Ostreni  pasi ka fshehur provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë.

Ndër të tjera mësohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konlfikti të çastit, pasi personat e përfshirë kanë qenë duke luajtur me letra në shtëpinë e autorit, ku ka dy kamera sigurie që kanë filmuar pamjet, por janë marrë nga vëllai i autorit dhe janë fshehur.

Po ashtu, është marrë në polici makina tip “Audi A3”, për t’u këqyrur pasi ishte e mbyllur dhe do të verifikohet nëse në të ka sende të kundraligjshme.

Në banesën e autorit janë gjetur edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe 10 gr lënde narkotike kokainë

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Tasim Shehu” 49-vjeçari Albert Ostreni plagosi 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Drejtoria Policisë Elbasan, vendsoi një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!