Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra pas një konflikti të çastit në Fier. Autori i krimi është identifikuar bëhet fjalë për të riun, Asllan (Azgan) Mernica.
Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje e rëndë. Mësohet se automjeti është braktisur nga autori i cili më pasur duket se është larguar me një automjet tjetër.
Të dy personat viktima dhe autori janë në një moshë të re. Ka dyshime që autori i krimit të mos ketë vepruar i vetëm pasi dyshohet se mund të ketë pasur bashkëpunëtor.
Kjo për faktin se automjeti i tij është gjetur i braktisur dhe është larguar me një mjet tjetër.
Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC News se pista kryesore e policisë është ajo e një konfliktit të çastit, por nuk përjashtohet edhe pista të tjera.
Disa të rinj kanë parë skenën e ngjarjes, por edhe kamerat e sigurisë
“U deshën 2-3 orë që ekspertët e kriminalistikës të bënin të mundur këqyrjen e plotë të vendit të ngjarjes. Dihet që i ati i viktimës është punonjës i policisë së Fierit dhe punon në sallën operative në Fier. Viktima ka mbi 5 vite që punon në shërbim të forcave Shqiponja”, raportoi gazetarja.
/abcnews.al/