Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë: Autori zbriti nga makina dhe qëlloi

schedule09:47 - 17 Tetor, 2020

schedule 09:47 - 17 Tetor, 2020

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se Goro ishte bashkë me të motrën pranë supermarketit të kësaj të fundit në momentin që është qëlluar.

Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur edhe motra, ndërsa është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se një person ka  zbritur nga makina dhe ka qëlluar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet.

g.v/abcnews.al