Detaje nga vrasja e biznesmenit, arma e porositur nga jashtë, dy vëllezërit përdorën fishekzjarre për t’u kamufluar

schedule12:21 - 25 Nëntor, 2024

schedule 12:21 - 25 Nëntor, 2024

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Eduart Recit. “ABC News” mëson se arma e krimit, rezulton se është porositur nga jashtë, nga dy vëllezërit Duka, armë e cila pavarësisht kontrolleve nuk është gjetur. Arma rezulton se është porositur dhe është siguruar pak dita para se të niste vëzhgimi dhe ruajtja e biznesmenit, Reci.

Pasi kanë zbuluar autorët e dyshuar hetuesit kanë mundur të rindërtojnë edhe dinamikën e ngjarjes, ku vëzhgimi i Eduart Recit për ta vrarë ka nisur që me datën 8, ku qitësi i dyshuar Shkëlqim Duka ka qenë pozicionuar tek shkallët metalike të hotelit.

Këto shkallë metalike janë ngjitur me pronën e dy vëllezërve të arrestuar (një lokal ) ku kanë pasur dhe aksese të ngjitet.

Për të nxjerrë në pritë viktimën policia ka provuar se dy vëllezërit përdornin disa ditë rresht hedhjen e fishekzjarreve si për të kamufluar zhurmën, por edhe për të shmangur vëzhgimin nga njerëzi që ishin prezent.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!