Të shtëna me armë zjarri u raportuan këtë të enjte në lagjen Rus në Shkodër. Sipas policisë autori ka lëvizur me një motomjet pa targa.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe tetë gëzhoja. Makina e parkuar ndaj të cilës u qëllua ishte në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, i cili ndodhet në arrest për “dhunë në familje”.
Sipas policisë ka vetëm një plumb që ka goditur automjetin në derë dhe gëzhojat janë gjetur në anën tjetër të rrugës.
Gjithashtu gazetari Simon Shkreli tha për ABC News se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe se po bëhet sekuestrimi i kamerave në zonë për të hedhur më shumë dritë.
/abcnews.al/