Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes tre personave që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Kavajë. Mësohet se konflikti kishte si motiv një borxh që kishte dhënë 49 vjeçari i lënduar. Danjel Habibi i kishte një borxh prej 19 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja, raporton gazetari Leonidha Musaj.
Të tre të përfshirët në konflikt janë të afërm me njëri-tjetrin. Pasi dy personat, 23 dhe 35 vjeç kanë dhunuar 49 vjeçarin Zenel Lushkja, janë larguar me automjetin e tyre nga vendi i ngjarjes për në drejtim të Durrësit. Ata u kapën pas disa orësh nga policia në lagjen numër 13 në qytetin bregdetar./abcnews.al