Detaje nga operacioni për shpëtimin e sirianëve, 9 persona u dërguan te Trauma

schedule07:42 - 9 Janar, 2021

schedule 07:42 - 9 Janar, 2021

Detaje të reja dalin nga ndalimi i 50 siriane të cilët rrezikuan jetën mbrëmjen e djeshme. Rreth 50  klandestinë nga Lindja e Mesme ( Sirianë)  qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq.

Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone  të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptare. Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës.

16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës,  ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Lexo edhe: “Ndihmë, gomonia po mbytet”! Telefonata në polici, si u shpëtuan sirianët që u nisën drejt Italisë

Ndërsa mjeti lundrues i tipit gomone mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra  për shkak të erërave të forta në drejtim jug- perëndim.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë.  Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh,  pas nje pëgjimi te kryer e megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanzas Italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!