Detaje nga grabitja e biznesmenit dje në Tiranë

schedule13:56 - 29 Mars, 2018

schedule 13:56 - 29 Mars, 2018

Zbulohet shuma e grabitur e një biznesnmeni pranë një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit. 25 mijë euro po depozitonte në bankë Adem Spahiu, i cili menaxhonte një shoqëri transporti dhe një firmë ushqimore.

Një ditë pas grabitjes së biznesmenit me maska të ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ABC News mëson detaje të reja nga grupi hetimor.

Administrator i një shoqërie trasnporti dhe një firme ushqimore Adem Spahiu, po depozitonte tek një bankë e nivelit të dytë, në rrugën “Medar Shtylla”, 25 mijë euro.

Paratë ishin kursime të biznesmenit, ku një pjesë e tyre do të shkonte për të shlyer edhe kredinë që kishte marrë në emër të kompanisë së tij.

Sipas hetimeve Spahiu deklaruar në polici se, kishte parë dy persona me motor që po e ndiqnin.

“Pashë dy personat me motor që po më ndiqni pas automjetit tim, por nuk e mendova se do më grabisin. Nuk arrita që  t’i shikojë në fytyrë, dhe paratë i kisha vendosur në një qese të zezë”.

Dy personat e maskuar me motor i janë afruar dhe e kanë goditur me mjete të forta në kokë, duke e lënë pa ndjenja fare pranë derës së bankës.

Më pas dy grabitësit janë larguar me një motor nga Rruga “Medar Shtylla” dhe dyshohet se kanë shkuar në drejtim të Saukut. Dëshmitarët okulare pohuan në polici se autorët ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe grabitësit u larguan me shpëjtësi, edhe pse dy rojet e sigurisë së bankës ndodheshin në derën kryesore të saj.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise te bankes dhe te subjekteve te tjera prane saj, per te kontrolluar levizjet e dy autoreve te grabitjes dhe per tbere te mundur identifikimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!