Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Dedë Planajt në Dobraç të Shkodrës mbrëmjen e djeshme.
Burime nga grupi hetimor thonë se në drejtim të 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa gjashtë plumba e qëlluan në këmbë, dorë dhe brinjë.
Dedë Planaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën.
Lexo edhe:“Po qëndroja ulur te puna në karburant”, flet 60 vjeçri nga Shkodra që i shpëtoi atentatit
Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar.
Agresori ka vepruar i vetëm dhe ka qenë në motoçikletë.
Është afruar, ka zbritur nga motomjeti dhe në një distancë rreth tre metra ka qëlluar drejtë 60-vjeçarit Planaj. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të rrugës së Koplikut.
Lexo edhe: VIDEO/Të shtëna me armë zjarri në Dobraç, plagoset kushëriri i “Kumbarit” të Shkodrës
Në atë drejtim rruge ka me dhjetëra rrugica që mund të ketë kthyer dhe mbetet i paqartë destinacioni final.
Hetuesit mendojnë se atentatori nuk është dorë profesioniste, por gjithsesi e lidhin me ngjarjet e së kaluarës dhe dyshimeve për konfliktet që Planajt kanë pasur që më herët.
Vetë 60-vjeçari Dedë Planaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Planajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.
/abcnews.al/