Detaje nga aksidenti në Kavajë, Halil Koka udhëtonte me 130 km në orë

schedule14:23 - 25 Shkurt, 2018

schedule 14:23 - 25 Shkurt, 2018

Detaje te reja janë zbuluar për aksidentin e ndodhur një ditë më parë me dy viktima në zonën e Malit të Robit në Kavajë. ABC News ka mësuar nga ekspertët e Policisë Rrugore se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.

Halil Koka drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur pranë zonës së Malit të Robit në Kavajë, ishte duke udhëtuar me shpejtësi mbi 130 kilometra orë.

Përgjatë autostradës Plepa-Kavajë, limiti maksimal i lejuar i shpejtësisë është 90 kilometra në orë. Pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për familjen Pisku, drejtuesi i automjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka ishte duke udhëtuar me mbi 40 kilometra në orë më shumë se limiti i lejuar prej në 90 kilometrash.

ABC News ka sigurar fotot e viktimave të Xhemal dhe nuses së djalit të tij Edlira Pisku, të cilët humbën jetën pranë rrugës nacionale për të pritur autobusin e linjës, Tiranë-Berat.

Sipas dëshmitarëve okular, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Këtë të dielë u përcollën për në banesën e fundit dy viktimat e familjes Pisku.

Ndërkohë, uniformat blu vunë në pranga drejtuesin e makinës, Halil Koka, i cili nuk ishte as i pajisur me leje drejtimi.

Koka tentoi të mashtronte Policinë, duke i kërkuar pasagjeres që udhëtonte me të, Ilda Parroj, të merrte fajin përsipër, sikur ajo ishte në drejtim të automjetit.

Fillimisht 30-vjeçarja ka pranuar, por pas shumë dëshmive në vendin e ngjarjes uniformat blu zbuluan se drejtuesi i makinës Toyota ishte Halil Koka. Ky i fundit ka pranuar se ka qenë ai shofer dhe ka thënë se makina i doli jashtë kontrollit për shkak të lagështirës në rrugë.

Rrugët në të gjithë vendin janë përgjakur gjëtë javës së fundit.

Brenda shtatë ditëve kanë humbur jetën 9 persona. Rasti më tragjik ishte ai i familjes Preka, ku 4 anëtarë të një familje humbën jetën në Velipojë. Ndërsa dy persona të tjerë mbetën të vdekur gjatë aksidentit të ndodhur në Maminas. Edhe në Lushnje u shënua një tjetë viktimë, për të mbërritur tek ai së shtunës me dy vitkima të tjerë në Golem të Kavajës. Emërues i përbashkët i aksidenteve me humbje jetë njerëzish sipas ekspertëve të Policisë Rrugorë, është shpjetësia tej normave e lejuar e lëvizjes në rrugë si edhe mungesa e infrastrukturës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!