DETAJE/ Nënkomisari u takua me kolegët, hyri në zyrë dhe më pas vrau veten brenda komisariatit në Durrës

schedule19:08 - 25 Janar, 2024

schedule 19:08 - 25 Janar, 2024

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte, ku nënkomisari Arben Pjeçi vrau veten me armën e shërbimit brenda ambienteve të komisariatit në Policinë e Durrësit.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në mesditë. Pjeçi, fillimisht u takua me kolegët, hyri në zyrën e tij dhe më pas vrau veten.

Ai ishte dënuar me 40 orë punë në komunitet, pas denoncimit të një fqinji, me të cilin kishte konflikte për një çati.

“Ngjarja e rëndë, sipas hetuesve, ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës së sotme. Oficeri, sot priste te merrte pezullimin, është futur në zyrën e tij dhe ka vrarë veten me armën e shërbimit. Armën e ka drejtuar në zemër, arma nuk ka pasur zhurmë, pasi ka bërë qithje me puthitje, siç thuhet në gjuhën e ekspertëve. Është ngjarje e rëndë që ka tronditur Policinë e Shtetit. Shkak për pezullimin e tij ishte bërë një vendim i Gjykatës së Durrësit, e kishte dënuar me 40 orë punë në komunitet, për shkak të një denocimi i një fqinji të tij. Gjatë javëve të fundit, pasi kishte kuptuar që do të pezullohej nga detyra, ishte rënduar nga gjendja psikologjike”, raportoi gazetari Musaj./abcnews.al