Detaje mbi situatën e rrugëve në të gjithë vendin

schedule14:59 - 4 Janar, 2019

schedule 14:59 - 4 Janar, 2019

Problematikat e krjijuara nga përkeqësimi i kushteve të motit nga reshjet e borës dhe ngricat, Autoriteti Rrugor Shqiptar jep edhe detajet për zonat më problematike. ARRSH njofton se sasia e reshjeve të borës në Llogara është intensive dhe në punë janë vënë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i vendosin me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët, në të kundërt kalimi është i pamundur.

Po sipas ARRSH-së në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugëve nga bora. Në Dardhë, Voskopojë, Bigëll, Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta.

Në aksin Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje të dobëta dhe është bërë pastrimi e qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmentin fundor prej 20 kilometrash të aksit Ura e Cerenecit-Stëblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave të pranishme në rrugë. Në segmentin Lunik-Stëblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. ARRSH bën me dije se kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!