VIDEO/ Ekzekutori i Kastriot Reçit qitës profesionist, u ngjit në pallat i maskuar si femër

schedule11:46 - 8 Janar, 2020

schedule 11:46 - 8 Janar, 2020

Gazetarët e “AbcNews” kanë siguruar detaje nga hetimi për vrasjen e biznesmenit, Kastriot Reçi në Rrëshen. Nga mënyra se si është kryer vrasja mendohet se ekzekutori është qitës profesionit dhe i stërvitur mjaft mirë, ngjashëm me komandot e ushtrisë dhe policisë që qëllojnë me snajper në distancë.

Gazetari Gjergj Figuri në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes në Rrëshen, tha se “Kastriot Reci është qëlluar me snajper me një plumb të vetëm. Autori ka qenë i mirëmaskuar, i veshur si femer. Nga burimet e grupit hetimor mësohet se autori është ngjitur nga shkallët dhe ka hyrë në një banesë të boshatisur në katin e fundit. Nga dritarja ka qëlluar me precizion të lartë drejt objektit, duke e goditur me plumb në kraharor. Ekzekutori ka dashur të vrasë vetëm Kastriot Reçin dhe madje ka shmangur plumbat ndaj vëllait të Reçit i cili ka kaluar në të njëjtën rrugë, vetëm 3 minuta më parë. Policia ka gjetur maskën të hedhur në rrugën që të çon në fshatin Perlat. Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugët e qytetit për të parë lëvizjet e autorit”.

Ndërsa gazetari i kronikës në Abc News, Andi Qosja raporton nga Drejtoria e Policisë.

Qosja shprehet se “autori është qitës profesionist! Edhe pse ka mobilizim total të forcave të policisë ngjarja është e vështirë të zbardhet. Ekzekutori ka patur një goditje të saktë në drejtim të objektit. Ai klasifikohet si qitës profesionist dhe vlen për tu theksuar se e ka studiuar mirë zonën, më pas ka goditur me prezicion nga 200 metra largësi. Sipas burimeve policore ai ka vepruar i vetëm, pra nuk ka pasur persona të tjera mbështetës në qytetin e Rreshenit. Materialet e gjetura janë çuar në laboratorin e kriminalistikës për të ekzeminuar ADN-në”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!