Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje ekskluzive nga Festivali 59. Agim Doçi: Më pëlqeu shumë Anxhela Peristeri

schedule18:25 - 6 Nëntor, 2020

schedule 18:25 - 6 Nëntor, 2020

Festivali ‘59 është një nga kompeticionet më të rëndësishme që ndodh në vendin tonë. Përfshirja e këngëtarëve Big apo dhe të rinjve është gjithmonë në vëmendje të medias shqiptare. Kështu po ndodh edhe këtë vit, ku  festivali duket se do të ketë një tjetër qasje.

Kozeta Kurti e cila ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me festivalin, gazetarja Fatmira Nikolli dhe autor i shumë këngëve Agim Doçi biseduan në studion e “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi pikërisht për Festivalin e Këngës dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion.

Në  program u zbulua se do të ketë eliminim që në natë e parë, në natën e dytë  kengëtarët do të performojnë përmes këndimit akustik, ndërkohë që në natën e tretë juria do të votojë live.

Vihet re këtë vit mungesë e kompozitorëve të huaj dhe ka një pjesëmarrje të dobët të këngëtarëve big.

“Këtë vit nuk janë lejuar kompozitorët e huaj, pati një  rikthim tek tanët këtë vit”, tha Kozeta.

Më së shumti emrat janë nga kngëtarë të rinj. Kjo shihet si diçka pozivite nga ana e gazetares Fatmira Nikolli, e cila tha se  përfaqësimet më të mira kanë qenë nga të rinjtë, ndaj mund të ketë surpriza prej tyre.

Nga ana tjetër Doçi shprehu pëlqimin e tij për këngën e Anxhela Peristerit, gjë për të cilën gazetarja Kurti e “kritikon” duke i thënë se deklarata të tilla nuk mund të bëhen publikisht në fazën ku ndodhet aktulisht festivali.

Megjithatë, kjo sipas Doçit është shija e tij dhe mund të shpreh tashmë që këngët janë bërë publike.

“Mua më ka pëlqyer shumë Anxhela Periteri. Unë do t’i përmend të gjitha këngët e bukura të gjithë këngëtarët. 14 këngë kanë patur 5 vota, nga 5 secili. Meqe jam në komitetin drejtues të veteranëve të festivaleve, që në ‘74, është e vetmja fushë ku unë s’kam modesti”, tha Doçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!