TIRANË- Detaje të reja zbardhen në lidhje me djegien e makinës në zonën e Alliasit. Gazetarja e ABC News Xhensila Kodra raporton se pronari fillimisht ka pretenduar se makina i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja që kishte me një femër, por pas verifikimeve, e vërteta duket se rezulton krejt tjetër.
Nga kontrollet e kryer duket se pista e xhelozisë, tek e cila pretendonte dhe dyshonte pronari i makinës është hedhur poshtë.
Makina rezulton se pronarit i është djegur nga burri i tezës së tij pasi kishin konflikte të mëparshme. Autori i këtij akti nuk është arrestuar ende, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.03.2023, rreth orës 00:45, dyshohet se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”. Vijon puna për kapjen e shtetasit T. Z. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al