DETAJE/ Behar Bajri u arrestua teksa ishte i vetëm në një lokal në Paris, autoritetet shqiptare e mbajtën nën vëzhgim për dy javë

schedule10:23 - 5 Shtator, 2023

schedule 10:23 - 5 Shtator, 2023

Behar Bajri që të hënën u arrestua në Francë për llogari të drejtësisë shqiptare, u kap dy javë pasi u mbajt në vëzhgim nga agjentë të Policisë së Shtetit që më pas lajmëruan autoritetet franceze për vendndodhjen e tij.

Mësohet se 43 vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris.

Në momentin e ndërhyrjes, ai nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë apo sende të tjera të forta.

Tashmë, autoritetet e të dyja vendeve kanë nisur procedurat për ta ekstraduar në vendin tonë. Sipas procedurës, Behar Bajri pritet të dalë fillimisht në gjykatë në Francë për t’u njohur me masës arrest në burg që Gjykata e Posaçme në vendin tonë ka caktuar në mungesë.

LEXO EDHE:  Operacioni “Metamorfoza”, arrestohet në Francë Behar Bajri

Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza. Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn.

Referuar dosjes hetimore, Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt, dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua pasi shënjestra kuptoi planin.

Bajri akuzohet edhe për sigurim të kushteve për të vrarë, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Si pjesë e dosjes Metamorfoza u arrestuan edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe kreu i Forcave Operacionale, Oltion Bitri. Ndërsa u zbardhën vrasje e trntativa vrasjesh në Shkodër e Tiranë..r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!