Destinacioni i Dembeles? 4 oferta dhe më pak se 72 orë për të vendosur të ardhmen

schedule16:45 - 29 Janar, 2022

schedule 16:45 - 29 Janar, 2022

Ousman Dembele ka shumë pak gjasa që të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Barcelonës. Në këto kushte sulmuesi francez ka nisur nga  puna për të gjetur një skuadër për të luajtur këtë sezon kur jemi edhe pak ditë para mbylljes së merkatos së dimrit.

Sipas të përditshmes “Marca” pas takimit mes agjentit të tij, Moussa Sissoko , me Xavi Hernández dhe drejtuesit e klubit, futbollisti e ka të qartë se gjëja më e mirë për momentin është të kërkojë një destinacion ku do të luajë deri në fund të sezonit. Ai e di që nëse qëndron nuk do të ketë një rol kryesor, me ardhjen e Adama Traores që luan në pozicionin e tij shanset janë edhe më të pakta për francezin.

Agjenti i lojtarit po lëviz në këto orët e fundit të merkaton kryesisht në kampionatin anglez. Ai e konsideron Premier Leaguen si një destinacion të mirë për të ardhmen e tij, ndërsa opsion mbetet edhe PSG.

Manchester United, Newcastle, Chelsea apo PSG?

Janë tre skuadra që po shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit të tij. Ata janë Manchester United, Newcastle dhe Chelsea . Të gjitha mundësitë po hidhen në tavolinë, madje klubet po mendojnë për huazim deri në fund të sezonit. Përveç këtyre 3 klubeve, opsioni i PSG -së në Francë është edhe i hapur, ndonëse në këtë kohë Premier League është në krye të listës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!