Dështon zgjedhja e presidentit në Kosovë. Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, u ndërpre seanca nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Për zgjedhjen e presidentit, në sallë duhet të jenë të pranishëm 2/3 e deputetëve, pra 80 deputetë.
“Nuk ka kuorum për ta vazhduar këtë seancë. Disa herë u bëra thirrje deputetëve të vijnë dhe të jenë të pranishëm, por ata nuk janë të pranishëm dhe kështu nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, tha Haxhiu.
Në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetët e mazhorancës, ndërsa munguan 54 deputetët e opozitës. Për zgjedhjen e presidentit, në sallë duhet të jenë të pranishëm 2/3 e deputetëve, pra 80 deputetë.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale.
LVV propozoi deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku. Më herët, partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte propozuar edhe Glauk Konjufcën.
Sot është afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri.
Presidentja Vjosa Osmani solli amendamente kushtetuese që presidenti të zgjidhet nga vota e popullit. Kuvendi dështoi të mbledhë mbështetje për votimin e ndryshimeve kushtetuese dhe do të mbajë seancë të re së shpejti./abcnews.al


