Dështon seanca për pasurinë e Klemend Balilit

schedule15:30 - 14 Qershor, 2019

schedule 15:30 - 14 Qershor, 2019

Ka dështuar seanca e radhës në Gjykatën për Krime të Rënda për pasurinë e shtetasve Klement Balili dhe Bashkim Balili. Shkak për shtyrje është bërë mungesa e mbrojtësit të Balilëve, Sokol Hazizaj. Në këto kushte, Bashkim Balili, i pranishëm në seancë dhe prokurori Eneid Nakuçi i kërkuan trupit gjykues shtyrjen e seancës në një datë tjetër. Séance e radhës, sikurse vendosi gjykata, do të zhvillohet më 20 qershor, në orën 09:00.

Klement Balili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Hetimi pasuror për Klemend Balilin ka nisur që përpara dy vitesh kur ai u shpall në kërkim nga organi i akuzës. Klemend Balili u shpall fajtor për trafikimin e 678 kg kanabis nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ku u dënua më 10 vjet burg. Vendim të cilin Balili e ka ankimuar nëpërmjet avokatit të tij Theodhori Sollaku. Procesi në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda nuk ka nisur akoma./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!