Draft-rezoluta e SHBA-së për armëpushimin në Gaza ka dështuar. Me 11 vota pro, tre kundër dhe një abstenim nuk arriti të miratohej. Rusia, Kina dhe Algjeria vendosën veton ndaj projekt-rezolutës për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian më 7 tetor, SHBA-ja vazhdimisht ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.
Në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit, Izraeli po kryen një ofensivë tokësore dhe ajrore në Gaza, ku janë vrarë pothuajse 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.
Dy rezoltua humanitare që janë miratuar në Këshillin e Sigurimit, por edhe ato në Asamblenë e Përgjithshme, nuk kanë përmendur Hamasin, gjë që është kritikuar nga Izraeli.
/abcnew.al