VIDEO/ Dështon operacioni, Policia në ndjekje të shumëkërkuarit Talo Çela

schedule20:40 - 26 Shtator, 2020

schedule 20:40 - 26 Shtator, 2020

Ka dështuar një tjetër operacion për Talo Çelën, i kërkuar për grabitjen e Rinasit.

Burime për Abcnews.al bënë me dije se mëngjesin e sotëm FNSH ka “zbarkuar” në fshatin Karakullak të njësisë administrative Bradashesh, ku edhe ka rrethuar banesën e Talo Çelës.

Policia ka bërë kontroll në banesën e tij, por nuk ka mundur ta arrestojë. Në 10 muaj, 5 operacione të organizuara për arrestimin të Talo Çelës, kanë dështuar.

Lexo edhe: Policia jep 10 mijë euro për “kokën” e Talo Çelës

Çela është shpallur në kërkim si personi që modifikoi furgonin për grabitjen e Rinasit. Po ashtu, ai dyshohet se ka kryer krimin e dyfishtë të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në qytetin e Durrësit.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.