Dështon nisja e procesit gjyqësor për grupin “Shullazi”

schedule16:01 - 24 Qershor, 2019

schedule 16:01 - 24 Qershor, 2019

Dështon sërish nisja e procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda për grupin e Emiljano Shullazit. Shkak për këtë dështim është bërë fakti se gjyqtari i tretë i caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Arben Vrioni nuk është paraqitur.

Drejtuesja e seancës Albana Boksi u shpreh se nga kancelaria e Gjykatës së Apelit Durrës i ka mbërritur një shkresë ku i komunikohet se Gjyqtari Vrioni ka marrë raport shëndetësor deri më datë 29 Qershor.

Gilmando Dani i kërkoi drejtueses së seancës Albana Boksi që të japë dorëheqjen. Kjo për shkak se, sipas të pandehurit Dani, kjo gjyqtare ka dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt, ndaj nuk mund të jetë e paanshme.

I pandehuri Dani i kërkoi  gjithashtu gjykatës që të thirren në gjyq avokatët e zgjedhur prej tyre dhe të mos njoftohen më ata të caktuar kryesisht./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!