Për herë të parë ka dështuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Mungesa e këshilltarëve të PD-së dhe e disa këshilltarëve të LSI-së nuk ka lejuar arritjen e kuorumit të nevojshëm për të zhvilluar mbledhjen e fundit të këtij Këshilli. Këshilltarët e djathtë e kanë bojkotuar mbledhjen, ndërkohë që nga LSI ishin vetëm 3 këshilltarë, ne nje kohe qe duhet te jene te pranishëm 26 anëtarë. Partia Socialiste së bashku me aleatët e saj si dhe parti të tjera të regjistruara në KQZ, po shkojnë drejt procesit të 30 qershorit, ndërsa fushata elektorale hapet zyrtarisht në 31 Maj. Nga këto zgjedhje, nëse ato mbahen pa opozitën, do të dalë këshilli i ri bashkiak i Durrësit dhe vetëm pas konstituimit të tij do të zhvillohet mbledhja e radhës dhe do të kalohen për votim pikat e rendit të ditës të planifikuara për t’u votuar./ABC News Albania 24/7