Dështon “imuniteti” i Veljanovskit, LSDM akuzon BDI-në

schedule23:22 - 25 Shkurt, 2019

schedule 23:22 - 25 Shkurt, 2019

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nuk arriti t’i heqë imunitetin ish-kryetarit Trajko Veljanovski, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Pas seancës, LSDM ka akuzuar partneren shqiptare të koalicionit, BDI, për marrëveshje të fshehtë me VMRO-në.

Ua kreva punët e mëdha, e tani mos mendoni se do të më hidhni sikur leckë, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencë për media, por nuk deshi të flas për vendime politike, dhe se kujt ia adresoi këtë mesazh. Mos votimi i djeshëm për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit, ndezi alarmin tek LSDM-ja. Që mbrëmë, akuza të drejtpërdrejta vinin nga partia e kryeministrit, se Xhaferi dhe BDI, janë marrë vesh me VMRO DPMNE-në që imuniteti mos ti merret ish kryetarit të Kuvendit, i cili akuzohet për 27 prillin. Xhaferi dha arsyet përse e ka ndalur seancën.

Talat Xhaferi: “Seanca është ndalur për shkak se kaloi koha për të sjellë vendim. Seanca është ndaluar për shkak të sjelljes së deputeteve, posaçërisht për shkak të deputetit të shumicës, Muhamed Zekiri. Çka dhe si tha nuk është puna ime ta them, por në një situatë të tillë, neni 60 i Rregullores e përcakton, nëse prishet rendi seanca ndërpritet”.

Por kjo nuk është hera e parë që Xhaferi punon nën presion. Ai nuk e ndali seancën kur Gruevski e sulmoi për ligjin për gjuhët, e nuk e ndali as kur deputetet e VMRO DPMNE-së pa lejen e tij e merrnin fjalën. Problemi ka nisur diku tjetër, thotë Artan Grubi.

Sinkron Artan Grubi, deputet i BDI-së…

Fjalët e Grubit janë gënjeshtër e pastër, sipas deputetit, Pavle Bogoevski. Ai tha se disa herë ka tentuar ta kontaktojë deputeten Mirsada Emini Asanin, por ajo nuk iu është përgjigjur.

Pavle Bogoevski, deputet“Kur votohej në komision, unë tre herë tentova ta marr në telefon kolegen, Mirsada Emini Asani dhe i dërgova sms porosi. Dy herë ma ndali telefonin! Herën e tretë, gabimisht me shumë gjasa u paraqit dhe 12 sekonda heshti para se ta ndalë. Prej atëherë më nuk e kërkova. Kur filloi vazhdimi i fundit i komisionit, unë nuk kam pasur informacion se kolegeje do të vijë”.

Reaksione erdhën edhe nga opozita shqiptare. E situata e krijuar alarmoi LSDM-në. Kryesia do të mblidhet sot për të sjellë vendim se si do të vazhdojnë më tutje./abcnews.al