Dështojnë sërish negociatat, Albin Kurti: S’ka marrëveshje të stilit ‘merre ose lëre’

schedule00:03 - 29 Janar, 2020

schedule 00:03 - 29 Janar, 2020

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe takimi i sotëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në takimin e mbajtur në prani të vendeve të KUINT-it dhe shefes së BE në Prishtinë, LDK-ja nuk ka pranuar sërish të bëjë lëshime për postin e kryeparlamentarit.

Rreth katër orë ka zgjatur takimi ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili edhe të martën përfundoi pa sukses.
Këtij takimi pas një ore i janë janë bashkuar edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it ku mungoi vetëm ai I SHBA-së por që u përfaqësua nga një zyrtare e ambasadës.

Pas takimit ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë nuk komentuan ndërsa thanë se nuk kanë rol ndërmjetëses në këtë takim.
Derisa takimi Mustafa Kurti zgjati edhe 50 minuta të tjera por pa marrëveshje.

“Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohëve të fundit i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetar të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur nëse LVV-ja i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”.

Por lideri I LVV-së Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrëveshje të stilit mere ose lëre.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”.

Mandatari për kryeministër Albin Kurti ka afat edhe një javë që të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë. /abcnews.al