Dështojnë bisedimet për Ukrainën? Rusia dhe SHBA i hodhën më shumë benzinë zjarrit

schedule16:37 - 21 Janar, 2022

schedule 16:37 - 21 Janar, 2022

Në vend që të përshkallëzojnë situatën tashmë të tensionuar për krizën ukrainase, Moska dhe Uashingtoni përsëritën kushtet e tyre gjatë bisedimeve të sotme në Gjenevë midis ministrave të tyre të jashtëm, Sergei Lavrov dhe Anthony Blinken.

Biuseda duket se nisi me bllokim që në fillim, pasi Rusia vendosi si “vijë të kuqe” tërheqjen e forcave të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania. Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, kërkoi lirimin e dy shtetasve amerikanë të arrestuar në Rusi, si dhe prova se Moska nuk po përgatitej të sulmonte Ukrainën.

Secila palë u shfaq e pamëshirshme dhe nuk pati asnjë rezultat nga takimi, diçka që homologu rus Sergei Lavrov e hodhi poshtë përpara se të ulej në tryezën e dialogut me Anthony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit ka sqaruar, megjithatë, se Uashingtoni do të ketë përgjigje “të fortë, të shpejtë dhe të ashpër” në rast të një pushtimi rus të Ukrainës. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje diplomatike të krizës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!