Dështoi nisja e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin, Mustafaj: BE ka krijuar një artific të pandershme

schedule21:06 - 22 Qershor, 2021

schedule 21:06 - 22 Qershor, 2021

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian nuk u dakorduan për caktimin e një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Besnik Mustafaj i ftuar në “Radari Informativ”“ABC” u shpreh se Bashkimi Europian ka krijuar një artific të pandershëm me këtë vendim.

Lexo edhe: ZYRTARE/ Nuk ka çelje negociatash, Shqipëria e pëson nga vetoja bullgare për Maqedoninë

“BE ka krijuar një lloj artifici të pandershëm. Para dy vitesh e bllokuan Maqedoninë duke thënë se meqenëse Shqipëria nuk është gati nuk mund t’ju veçojmë”, tha Mustafaj.

Lexo edhe: Hapja e negociatave u shty, vjen reagimi i parë nga opozita: S’e kuptoj këtë logjikë…

Sipas analistit BE nuk do të hapë këtë proces si me Shqipërinë dhe po ashtu me Maqedoninë e Veriut duke marrë kohë, duke i konsideruar qëndrimet hile të vogla që përdoren për ta shtyrë procesin e integrimit nga një mbledhje në tjetrën.

I ndalur tek raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit, Mustafaj tha se vlerësimi global ishte pozitiv për procesin e zgjedhjeve.

“Ky raport konfirmon shumicën e kritikave që ka bërë Partia Demokratike. Pra konfirmon që nuk ka shpikur problematika, por përmasat ndryshojnë”, u shpreh Mustafaj.

Biseda u fokusua gjithashtu tek zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike.

Sipas analistit Basha duhet të rishpikë veten, sepse nëse do të vijë me të njëjtin ritëm atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim, duke shtuar se Partia Demokratike duhet të lërë gjurmë.

“Nëse Basha gjatë fushatës elektorale nuk bëri asnjë vështrim kritik mbi mandatin e tij…Ai nuk e bëri për vete dhe nuk mund ta bëjë as për të tjerët, pra nuk duhet të kërkojë përgjegjësi tek anëtarët. Por besoj që kryetari i partisë në momentin që shkon në mënyrë legjitime në atë vend , zgjedh edhe ekipin me të cilin do të drejtojë dhe nuk ka pse t’i ndërhyhet në përzgjedhjet e tij.

Unë shpresoj ende që Basha do të mundë të rishpikë veten, sepse nëse ne do të shohin të njëjtën Bashë atëherë nuk do të ketë asnjë ndryshim. Arti i politikës nuk vjen nga jashtë, duhet ta ketë. Ai ka ende kohë që të rishfaqet ndryshe dhe ta çojë PD në fitore”, u shpreh më tej analisti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!