Dështoi koalicioni pro-rus, BDI: Në Maqedoni u rikonfirmua fryma euroatlantike

schedule13:41 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:41 - 12 Nëntor, 2021

BDI ka reaguar pas dështimit të koalicionit pro-rus, i cili tentoi rrëzimin e qeverisë Zaev-Ahmeti përmes një mocioni mosbesimi në Kuvend.

“Mbrëmë u vërtetua edhe njëherë orientimi i sovranit dhe Qeverisë drejt rrugës në familjen e madhe europiane, lirisë, barazisë, reformave, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se pas ngjarjeve të ditës së djeshme kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesën e BDI-së për media.

Bashkimi Demokratik për Integrim,shtohet më tej, e vlerëson lartë qëndrimin e të gjithë deputetëve si përfaqësues legjitim të zgjedhur nga sovrani, kryetarët e partive politike të cilët bëjnë pjesë në koalicionin pro-evropian dhe qëndruan stoik.

Lajmet e rrema, potencojnë që atje, të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha, dështuan tërësisht.

“Ata nuk e kanë mandatin nga populli dhe duhet të kërkojnë falje për gjithë stresin që i kanë shkaktuar qytetarëve dje”, thuhet në reagimin e BDI-së. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!