Dështimi më i madh i Milanit refuzohet edhe në Superiore

schedule17:46 - 9 Janar, 2020

schedule 17:46 - 9 Janar, 2020

Sulmuesi i është propozuar Partizanit, por të kuqtë hezitojnë prej faktit që as në Serie C nuk ka luajtur fare.

Partizani po kërkon të përforcohet në merkato dhe drejtuesit e klubit të kuq po punojënë të gjejnë lojtarët e duhur për trajnerin Adolfo Sormani. Dorian Kërçiku është i vetmi lojtar që është zyrtarizuar te “demat”, ndërkohë që ka edhe lojtarë që po testohen.

Gjithashtu në tavolinën e drejtuesve të klubit të kuq janë vënë shumë emra. I fundit që raportohet t’u jetë propozuat është marokeni Hachim Mastour. I cilësuar si një nga talentet më premtues disa vite më parë kur ishte te Milani, 21-vjeçari është zhdukur totalisht.

Faqja Albania Team në “Facebook” shkruan se Mastour i është propozuar Partizanit nga një menaxher italian, por të kuqtë janë stepur nga fakti që ai nuk ka luajtur asnjë minutë për klubin e Reggina në Serie C. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!