Dështimi i takimit Zaev-Mickoski, reagojnë partitë shqiptare

schedule21:14 - 11 Shtator, 2019

schedule 21:14 - 11 Shtator, 2019

Në reagimin e tyre ndaj dështimit të takimit mes Zoran Zaev dhe Hristjan Mickoski, partia Aleanca Shqiptare dhe lëvizja Besa kanë deklaruar se në krye të Prokurorisë Speciale duhet të vendosen zyrtarë të huaj. Ndërsa për BDI, shanset për një marrëveshje pozitë-opozitë nuk kanë shterruar.

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për shkak se si parti politike nuk ka qenë e ftuar në takimin e liderëve. Sic kanë thënë nga kjo parti, në takime të këtilla duhet të marrin pjesë liderët e katër partive më të mëdha politike në vend. Kreu I kësaj partie Ziadin Sela ka thënë se është e papranueshme sjellja e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së lidhur me amandamentet për Ligjin e Prokurorisë Publike.

Nga ana tjetër, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, duke komentuar dështimin e takimit të liderëve, Zaev e Mickoski, thotë se për sistem të pavarur gjyqësor nuk mund të vendosin ata që i ikin drejtësisë.

Por nga BDI thonë se dallimet partiake për Ligjin për Prokurori Publike nuk janë të pakapërcyeshme.

“Momenti është i papërsëritshëm. Liderët politik i dijnë pritjet e qytetarëve dhe do t’u përgjigjen në mënyrë adekuate këtyre pritjeve dhe do t’I tejkalojnë pozicionet fillestare që të arrijnë kompromis ditëve në vijim”.

Dy partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa angazhohen që me Prokurorinë Speciale të udhëheqë një prokuror I huaj, nga vendet e Bashhkimit Evropian ose nga SHBA-të. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!